Krijim dyqani online në Shqipëri, që shet nga telefoni

Ndërtojmë dyqane online ku klienti gjen produktin, zgjedh masën dhe paguan në më pak se një minutë, me kartë ose në dorëzim. Porositë ju vijnë direkt, ndërsa produktet dhe stokun i menaxhoni vetë. Novaris Labs ndërtoi edhe dyqanin online të Suela's Cosmetics, me 104 produkte dhe pagesë në dorëzim.

WhatsAppTelefononi +355 69 852 2295
Shembull
Dyqan online. Shembull demonstrues që ecën vetë. I juaji dizajnohet sipas biznesit tuaj.

Çfarë përfshin

  • Katalog që e menaxhoni vetë

    Produktet, masat, ngjyrat, çmimet dhe fotot i ndryshoni vetë.

  • Pagesë e shpejtë

    Shporta dhe pagesa të ndërtuara për telefonin, me sa më pak hapa.

  • Me kartë ose në dorëzim

    Pagesë online me kartë, si dhe pagesë në dorëzim, që shumë klientë në Shqipëri ende e preferojnë.

  • Porositë dhe dorëzimi

    Çdo porosi ju vjen menjëherë, me të dhënat e klientit dhe statusin e saj.

  • I dukshëm në Google

    Çdo produkt dhe kategori ka faqen, titullin dhe përshkrimin e vet, që të dalë në kërkime.

  • Shifrat që ju duhen

    Shitjet, produktet më të shitura dhe nga vijnë klientët, në një vend të vetëm.

Për kë është

Dyqane veshjesh dhe këpucësh, kozmetike, elektronike, mobilerie, ushqimesh dhe prodhues vendas, si dhe çdo dyqan që shet përmes Instagramit dhe mesazheve dhe do t'i ketë porositë në një vend.

Si punojmë

  1. 01Katalogu dhe kategoritë

    I rendisim produktet, masat dhe variantet ashtu si i kërkojnë klientët, jo si janë renditur në magazinë.

  2. 02Pagesa dhe dërgesa

    Vendosim bashkë mënyrat e pagesës, tarifat e dërgesës sipas zonës dhe mesazhin që merr klienti pas porosisë.

  3. 03Ngarkimi i produkteve

    I importojmë produktet nga Excel-i ose nga lista që keni, dhe ju mësojmë si të shtoni të reja vetë.

  4. 04Porosia e parë

    Bëjmë një porosi prove nga fillimi deri te dorëzimi, pastaj e hapim dyqanin dhe e lidhim me Google.

Pyetje

Sa kushton një dyqan online?

Varet nga numri i produkteve, mënyrat e pagesës dhe lidhja me stokun ose me korrierët. Pas bisedës së parë merrni një ofertë me çmim fiks, të detajuar zë për zë.

A mund të paguajnë klientët me kartë?

Po. Lidhim një shërbim pagesash me kartë që i përshtatet biznesit tuaj, krahas pagesës në dorëzim.

A mund ta ndajë stokun me dyqanin fizik?

Po. Dyqani online mund ta ndajë stokun me dyqanin tuaj fizik, ose me një sistem inventari që e ndërtojmë për ju.

A mund t'i shtoj vetë produktet?

Po, nga një panel i thjeshtë, në kompjuter ose në telefon.

Filloni një projekt

Tri pyetje të shkurtra: çfarë ju nevojitet, në ç'fazë është projekti dhe si t'ju kontaktojmë. Ju merr rreth një minutë. Përgjigjemi brenda dy ditëve pune.

hello@novaris.al