Web faqe dhe aplikacione për bizneset në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi
Novaris Labs punon me biznese në Prishtinë, Prizren, Shkup, Tetovë, Gostivar, Strugë, Ulqin dhe Tuz njësoj si me klientët në Tiranë: online, në shqip ose në anglisht, me çmim fiks dhe plan me shkrim para se të fillojmë, me progres që e shihni çdo javë dhe duke folur drejtpërdrejt me njerëzit që e ndërtojnë.
Provojeni live Çfarë përfshin
Takime në video dhe plan me shkrim
Takimi i parë dhe prezantimet javore bëhen në video. Plani javë pas jave dhe oferta me çmim fiks ju vijnë me shkrim para se të fillojë puna.
Link testimi që e hapni kur të doni
Gjatë punës keni një adresë ku e shihni web faqen ose aplikacionin në telefon dhe na lini komente aty ku e shihni problemin.
Në gjuhën e klientëve tuaj
Shqip, anglisht ose të dyja. Për versione në maqedonisht ose malazezisht punojmë me tekstet që na jepni ju ose një përkthyes vendas, që të lexohen natyrshëm.
Domain-i juaj
.com, .al ose domain-i i vendit tuaj, si .mk ose .me, i regjistruar në emrin e biznesit tuaj.
Pagesë me transfertë në euro
Faturojmë në euro. Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë në SEPA, ndaj transferta në euro mes tyre është e shpejtë dhe e lirë. Për mënyra të tjera pagese, na shkruani.
T'ju gjejnë në qytetin tuaj
Profil në Google Business, tituj dhe përshkrime me qytetin dhe shërbimet tuaja, që klientët vendas t'ju gjejnë në Google.
Punë të ngjashme
- novaris.al/library/kalter
Provojeni live Projekt konceptKaltër
Website · vila
- novaris.al/library/plamak
Provojeni live Projekt demoPlamak Grill
Aplikacion porosish · restorant
- novaris.al/library/nocta
Provojeni live Projekt konceptNocta
Website · dyqan ndriçimi
- kupon.novaris.al
Provojeni live Aplikacioni ynë · në përdorimKupon
Aplikacion · kuponat dhe shpenzimet
Për kë është
Restorante, klinika dentare dhe estetike, sallone, hotele dhe apartamente me qira në bregdet, dyqane dhe kompani ndërtimi në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi, që duan web faqe, rezervime ose porosi online nga një ekip që flet shqip.
Si punojmë
01Takim në video
Fillojmë me një takim në video, në shqip dhe në orarin që ju përshtatet, pa pasur nevojë të udhëtoni.
02Plani dhe çmimi në euro
Merrni planin me shkrim dhe çmimin fiks në euro, para se të fillojë puna.
03Tekstet për tregun tuaj
I përshtatim tekstet për Kosovën, Maqedoninë e Veriut ose Malin e Zi, dhe kur duhet shtojmë anglishten.
04Google në qytetin tuaj
E vendosim biznesin në Google për qytetin tuaj, që t'ju gjejnë në Prishtinë ose në Tetovë, jo në Tiranë.
Pyetje
A duhet të takohemi personalisht?
Jo. I gjithë projekti zhvillohet online: takime në video, plan me shkrim dhe link testimi. E ndiqni nga telefoni ose kompjuteri, pa pasur nevojë të udhëtoni.
Si paguhet nga Kosova, Maqedonia ose Mali i Zi?
Me transfertë bankare në euro, me faturë. Nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut transferta kalon përmes SEPA. Nëse ju përshtatet më mirë një mënyrë tjetër, na shkruani dhe e diskutojmë.
Sa kushton?
Varet nga ajo që ju duhet. Na tregoni projektin dhe buxhetin që keni menduar, dhe pas një bisede të shkurtër merrni një ofertë me çmim fiks, të detajuar zë për zë.
Sa kohë duhet?
Afatin e caktojmë bashkë pas bisedës së parë, dhe para se të fillojmë merrni një plan javë pas jave. Një web faqe biznesi është punë shumë më e shkurtër se një dyqan online ose një aplikacion.
Kujt i përket web faqja?
Juve. Pasi paguhet fatura e fundit, kodi, dizajni, domain-i dhe llogaritë janë të tuajat.
Filloni një projekt
Tri pyetje të shkurtra: çfarë ju nevojitet, në ç'fazë është projekti dhe si t'ju kontaktojmë. Ju merr rreth një minutë. Përgjigjemi brenda dy ditëve pune.