Website dhe porosi online për restorante, pa komision
Ndërtojmë aplikacionin dhe website-in e porosive të vetë restorantit: klienti zgjedh nga menuja, paguan dhe e ndjek porosinë live, ndërsa kuzhina e sheh menjëherë. Pa komision për asnjë porosi, dhe klientët mbeten të tuajt. Novaris Labs e ndërton që menunë, çmimet dhe orarin t'i ndryshoni vetë, pa na pritur ne.

Çfarë përfshin
Menu që e ndryshoni vetë
Pjata, opsione, madhësi, çmime në lekë dhe foto. Një produkt e shënoni si të mbaruar me një prekje.
Dorëzim ose marrje
Klienti zgjedh nëse porosia i vjen në adresë apo e merr vetë, dhe ju e caktoni zonën dhe oraret e dorëzimit.
Me kartë ose kesh
Pagesë online me kartë, ose kesh në dorëzim, që shumë klientë në Shqipëri e preferojnë ende.
Ekran për kuzhinën
Çdo porosi shfaqet menjëherë në tablet, me statusin, nga «E pranuar» deri te «U nis».
Oferta që i kthejnë klientët
Oferta, kode zbritjeje dhe cashback që i sjellin klientët e rregullt te ju, jo te platforma e dorëzimit.
Website dhe Google
Faqe me menunë, orarin dhe hartën, gati për Google, që t'ju gjejnë kur kërkojnë ku të hanë.
Punë të ngjashme
- visitoli.com
Provojeni live Projekt klienti · liveOli
Website dhe menu QR · restorant hotel
- novaris.al/library/plamak
Provojeni live Projekt demoPlamak Grill
Aplikacion porosish · restorant
- novaris.al/library/buzzer
Provojeni live Projekt konceptBuzzer Burgers
Website · burgera
- novaris.al/library/pizzame
Provojeni live Projekt konceptPizzaMe
Website · piceri
- novaris.al/library/embel
Provojeni live Projekt konceptëmbël
Website · pastiçeri
Projekte për klientë
Për kë është
Restorante, piceri, lokale burgerash dhe fast food, pastiçeri dhe kafene që marrin porosi në telefon, Instagram ose WhatsApp, ose që u paguajnë komision platformave të dorëzimit dhe duan një kanal të vetin.
Si punojmë
01Menuja dhe shtesat
E hedhim menunë me foto, alergjenë, madhësi dhe shtesa, ashtu si i porosisin klientët në banak.
02Kuzhina dhe dërgesa
Vendosim si i vjen porosia kuzhinës, zonat dhe tarifat e dërgesës dhe kohën e përgatitjes.
03Pagesa dhe porosi prove
Lidhim pagesën me kartë ose në dorëzim dhe bëjmë porosi prove me stafin para hapjes.
04Klientët që kthehen
Pas hapjes shohim çfarë porositet më shumë dhe përgatisim oferta për klientët që kanë pranuar t'i marrin.
Pyetje
Pse jo vetëm platformat e dorëzimit?
Platformat sjellin klientë të rinj, por marrin komision për çdo porosi dhe klienti mbetet i tyre. Me aplikacionin tuaj, klientët e rregullt porosisin direkt te ju. Shumë restorante i përdorin të dyja.
Po nëse dua vetëm porosi në WhatsApp?
Mund të fillojmë me një website me menu që jua dërgon të plotë porosinë në WhatsApp, si te PizzaMe, dhe më vonë shtojmë pagesën dhe ekranin e kuzhinës.
A duhet të jetë në App Store?
Jo domosdoshmërisht. Shumica e restoranteve fillojnë me një aplikacion web që hapet nga një link ose kod QR, pa instaluar asgjë. Nëse keni shumë klientë të rregullt, e publikojmë edhe në App Store dhe Google Play.
Sa kushton?
Varet nga çfarë ju duhet: menu me porosi në WhatsApp, apo pagesë, dorëzim dhe ekran kuzhine. Pas një bisede të shkurtër merrni një ofertë me çmim fiks, të detajuar zë për zë.
Kujt i përket?
Juve: kodi, të dhënat dhe lista e klientëve tuaj.
Filloni një projekt
Tri pyetje të shkurtra: çfarë ju nevojitet, në ç'fazë është projekti dhe si t'ju kontaktojmë. Ju merr rreth një minutë. Përgjigjemi brenda dy ditëve pune.