Suela's Cosmetics: Dyqan online · kozmetikë
Dyqan online · kozmetikë
Dyqan online i ndërtuar nga e para për distributorin zyrtar të Jasmine Dr në Shqipëri: katalog i plotë, porosi me pagesë në dorëzim, panel administrimi dhe optimizim për Google dhe kërkimin me AI.
- Klienti
- Suela's Cosmetics, Tiranë
- Sektori
- Kozmetikë, e-commerce
- Viti
- 2026
- Kohëzgjatja
- 2 muaj
- Teknologjia
- Next.js, Payload CMS
- Shërbimet
- Studim marke
- Dyqan online
- Panel administrimi
- SEO dhe GEO

Projekti në shifra
- produkte
- 104
- linja produktesh
- 10
- faqe në sitemap
- 68
- muaj punë
- 2
Sfida
Shitje që nuk varen më nga mesazhet.
Suela's Cosmetics është distributori zyrtar i Jasmine Dr, një linjë profesionale për flokë nga Greqia, dhe ka rreth 9.600 ndjekës në Instagram. Para projektit, e gjithë shitja bëhej në mesazhe: çdo pyetje për çmimin, masën ose dërgesën merrte përgjigje një nga një, dhe biznesi nuk kishte website.
Objektivi ishte një dyqan online që u përgjigjet vetë këtyre pyetjeve, e bën porosinë po aq të thjeshtë sa një mesazh dhe i jep markës një prani profesionale jashtë Instagramit.
Qasja
Nisëm me një studim të markës dhe të klienteve të saj: çfarë blejnë, çfarë pyesin dhe si flasin. Prej tij erdhën struktura e katalogut, rrjedha e porosisë dhe gjuha vizuale. Dyqanin e ndërtuam me Next.js dhe Payload CMS, mbi një server të dedikuar.
Zgjidhja
- 01
Identitet dixhital
Gjuhë vizuale në të zezë, ar dhe krem, në përputhje me Jasmine Dr, e menduar fillimisht për telefonin, nga ku vijnë shumica e klienteve.
- 02
Katalog me 104 produkte
12 kategori dhe 10 linja produktesh, me çmim në lekë për çdo masë, gjendje në stok dhe udhëzime përdorimi.
- 03
Porosi me pagesë në dorëzim
Shportë dhe porosi pa kartë, ashtu si blejnë sot klientet e saj, me dërgesë në Shqipëri dhe në rajon.
- 04
Gjetës rutine
Pyetësor njëminutësh për llojin e flokëve, që sugjeron rutinën e duhur dhe e shton direkt në shportë.
- 05
Panel administrimi
Suela menaxhon vetë produktet, çmimet, stokun dhe ofertat, pa ndërhyrje teknike.
- 06
Kanal për profesionistët
Faqe për sallone dhe dyqane, me kërkesë për ofertë dhe pa minimum porosie.
SEO dhe GEO
Që biznesin ta gjejnë si në Google, ashtu edhe në përgjigjet e asistentëve AI.
- Të dhëna të strukturuara (schema.org) për çdo produkt: marka, çmimi për çdo masë dhe disponueshmëria, që Google dhe asistentët AI t'i lexojnë saktë.
- Sitemap me 68 faqe: produkte, kategori, linja dhe rutina.
- Titull dhe përshkrim i veçantë për çdo produkt, me pamje të përgatitura për ndarje në rrjete sociale.
Nga faqja



Rezultati
- Porositë e para erdhën nga faqja.
- Faqja shfaqet në Google.
Shërbimet që lidhen
Filloni një projekt
Tri pyetje të shkurtra: çfarë ju nevojitet, në ç'fazë është projekti dhe si t'ju kontaktojmë. Ju merr rreth një minutë. Përgjigjemi brenda dy ditëve pune.

