Politika e privatësisë

Mbledhim vetëm atë që na duhet për t'ju përgjigjur dhe për të punuar bashkë. Nuk përdorim cookies për reklama dhe nuk ia shesim askujt të dhënat tuaja.

Përditësuar më

01Kush i përpunon të dhënat

Novaris Labs, studio dixhitale në Tiranë, Rruga Sotir Caci, 1001 Tiranë, Shqipëri. Për çdo pyetje rreth të dhënave tuaja na shkruani te hello@novaris.al.

Kjo politikë zbatohet për faqen novaris.al dhe për bisedat që nisin prej saj. Të dhënat që përpunojmë për klientët gjatë një projekti rregullohen edhe nga kontrata e projektit.

02Çfarë të dhënash mbledhim

  • Formulari "Filloni një projekt": emri, email-i, numri i telefonit (nëse e jepni), kompania, mesazhi dhe zgjedhjet që bëni (çfarë ju duhet, faza e projektit, buxheti i përafërt).
  • Kur na shkruani me email ose WhatsApp: adresa ose numri juaj dhe ajo që na shkruani.
  • Statistika vizitash pa cookies (Vercel Web Analytics dhe Speed Insights): cila faqe u hap, nga erdhët, vendi, lloji i pajisjes dhe shpejtësia e faqes. Këto nuk na tregojnë kush jeni.
  • Google Analytics: si e përdorni faqen (faqet që hapni, sa qëndroni, deri ku lëvizni, butonat dhe lidhjet që shtypni, nga erdhët, vendi i përafërt, gjuha dhe pajisja). Me cookies vetëm nëse i pranoni te shiriti poshtë faqes; pa pëlqim Google merr vetëm sinjale pa cookies dhe pa identifikues. Nuk dërgojmë te Google emrin, email-in apo telefonin tuaj.
  • Të dhëna teknike që serveri i regjistron për siguri, si adresa IP dhe koha e kërkesës.

03Pse i përdorim

  • Për t'ju përgjigjur dhe për t'ju dërguar një ofertë, sepse ju na e kërkuat.
  • Për të realizuar projektin kur bëheni klient, sipas kontratës.
  • Për ta mbajtur faqen të sigurt dhe të shpejtë, dhe për të kuptuar cilat faqe ndihmojnë (interes i ligjshëm).
  • Për faturat dhe dokumentet që ligji na detyron t'i ruajmë.

Nuk ju dërgojmë email-e marketingu pa pëlqimin tuaj dhe nuk marrim vendime automatike për ju.

04Me kë i ndajmë

Vetëm me ofruesit që na duhen për ta mbajtur faqen dhe komunikimin në punë, secili për aq sa i duhet:

  • Vercel Inc.: hostingu i faqes, formulari dhe statistikat e vizitave.
  • Google Ireland Ltd. (Google Analytics): statistikat e përdorimit të faqes, sipas zgjedhjes suaj për cookies.
  • Microsoft Ireland (Clarity): regjistrime të lëvizjeve dhe klikimeve në faqe dhe harta klikimesh, vetëm nëse pranoni cookies. Fushat e formularëve maskohen dhe nuk regjistrohen.
  • Resend: dërgimi i email-it me kërkesën tuaj te ne dhe i konfirmimit te ju.
  • Namecheap: kutia postare hello@novaris.al.
  • WhatsApp (Meta), vetëm nëse zgjidhni të na shkruani atje.

05Transferimi jashtë Shqipërisë

Disa nga këta ofrues i ruajnë të dhënat në serverë jashtë Shqipërisë, edhe në Shtetet e Bashkuara. Zgjedhim ofrues që zbatojnë masa mbrojtëse të njohura, si klauzolat standarde kontraktuale të BE-së.

06Sa kohë i mbajmë

  • Kërkesat që nuk kthehen në projekt: deri në 24 muaj nga kontakti i fundit, pastaj i fshijmë.
  • Të dhënat e klientëve: sa zgjat bashkëpunimi, dhe dokumentet financiare për aq kohë sa e kërkon ligji.
  • Statistikat e vizitave ruhen të përmbledhura, pa të dhëna që ju identifikojnë. Në Google Analytics të dhënat e përdorimit fshihen pas 14 muajsh.

07Cookies dhe ruajtja në shfletues

Kjo faqe nuk vendos cookies për reklama. Cookies të Google Analytics (_ga) dhe Microsoft Clarity (_clck, _clsk) vendosen vetëm nëse shtypni "Pranoj" te shiriti poshtë faqes, dhe na ndihmojnë të kuptojmë si përdoret faqja. Shfletuesi ruan edhe zgjedhjen tuaj për cookies, funksionet që shënoni te punët tona (derisa ta mbyllni skedën) dhe, vetëm për ne, një shenjë që vizitat tona të mos numërohen.

08Të drejtat tuaja

Sipas Ligjit nr. 124/2024 "Për mbrojtjen e të dhënave personale" keni të drejtë të kërkoni t'i shihni të dhënat që kemi për ju, t'i korrigjoni, t'i fshini, të kufizoni ose të kundërshtoni përdorimin e tyre dhe t'i merrni në një format që mund ta përdorni gjetiu. Na shkruani te hello@novaris.al dhe ju përgjigjemi brenda një muaji.

Nëse mendoni se nuk i kemi trajtuar mirë të dhënat tuaja, mund të ankoheni te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (idp.al).

09Ndryshimet

Kur ndryshon mënyra si punojmë me të dhënat, e përditësojmë këtë faqe dhe datën më sipër.